Kosovë Lajme

Parashikimi motit për ditët e ardhshme!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 10-14 gusht.

Sipas IHMK-së ditët më të nxehta pritet të jenë e marta dhe e mërkura.

Të hënën, të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale nga 30 deri në 36°C.

Ndërkaq, të enjten pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar mundësi për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara.

Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe temperatura deri në 35°C.