Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vazhdojnë kërkimet në lokacionin e tretë për varrezë masive në Zubin Potok (Video)

Kërkimet për varreza masive të dyshuara në Zubin Potok po vazhdojnë edhe sot, disa ditë pasi autoritetet nisën veprimet në terren në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vazhduar punën në terren, ndërsa sot kanë operuar në lokacionin e tretë.

Hetuesit e rastit, thuhet se kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme nga kërkimet.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

VIDEO