Tensionet e sotme në Kuvendin e Kosovës, përveç mediave të vendit e rajonale, kanë marrë vëmendjen edhe të atyre botërore. Përderisa më herët ka raportuar Reuters, momentin kur deputetja Time Kadrijaj e gjuan me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ka raportuar edhe BBC.
BBCthekson se, Kadrijaj, gjuajti me vezë Kurtin, gjatë seancës plenare të së shtunës, dhe se, deputetja e Aleancës hodhi të paktën katër vezë në drejtim të Kurtit, para se të ndërhynin deputetët dhe zyrtarët policorë, përcjell KFVAgency.com
‘’Kaosi shpërtheu pasi Kurti i tha Kuvendit se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera, para se të propozonte një kandidat për kryetar të Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit’’.
