Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi zbrazët, grupet parlamentare mblidhen në zyrat e tyre

Derisa 40 minuta më parë ishte njoftuar të vijojë seanca konstituive, Kuvendi vazhdon të jetë i zbrazët.

Në orarin e ftesës për seancë, grupet parlamentare i nisen mbledhjet veç e veç në zyret e tyre.

Derisa nga LVV-ja pohojnë se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës se kryesuesit të seancës, Avni Dehari, grupet parlamentare të partive opozitare pohojnë se seanca e sotme është anti-kushtetuese.

Kujtojmë se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi dje, sakaq në seancën e 6 gushtit, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve u bllokua nga mos-propozimi i emrit për kryekuvendar nga partia me numrin më të madh të deputetëve – Lëvizja Vetëvendosje.