Deputeti i PDK-se, Mergim Lushtaku, ka bere sot betimin si deputet i Kuvendit te Republikes se Kosoves, duke shenuar fillimin zyrtar te mandatit te tij parlamentar.
Menjehere pas betimit, Lushtaku ka ndermarre veprimin e pare ne cilesine e deputetit, duke i drejtuar Ministrise se Puneve te Brendshme nje kerkese zyrtare per sigurimin e te dhenave mbi personat qe kane aplikuar per t’u regjistruar ne Regjistrin Qendror te Gjendjes Civile dhe per te fituar shtetesine e Republikes se Kosoves.
Sipas tij, kerkesa lidhet me zbatimin e Ligjit te ri per Shtetesine e Republikes se Kosoves, i cili eshte miratuar me votat e Levizjes Vetevendosje dhe Listes Serbe.
Lushtaku ka theksuar se ky eshte aktiviteti i pare i tij si deputet, duke sinjalizuar se ceshtja e shtetesise dhe transparenca institucionale do te jene nder prioritetet qe do te ndjeke ne Kuvendin e Kosoves.
