Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.
