Kosovë Lajme Politikë

Përfundon takimi me Abdixhikun, Kurti: S’ka marrëveshje me LDK-në

Ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret takimi i zhvilluar sot mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe vjen pas takimit pothuajse treorësh që dy liderët zhvilluan një natë më parë, i cili po ashtu nuk prodhoi ndonjë marrëveshje.

Pas përfundimit të takimit të sotëm, Kurti u deklarua shkurt para gazetarëve, duke konfirmuar se nuk është arritur marrëveshje me LDK-në.

“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti.