Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vdekja e gruas pasi u godit nga treni në Pejë, Trainkos del me një njoftim me rëndësi

Trainkos ka njoftuar se ka anuluar vajtjen dhe ardhjen e disa trenave në relacionin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas për të hënën.

Trainkos thotë se arsyeja e anulimit janë “rrethanat e papritura”, shkruan Insajderi.

“Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numer 760 dhe 4201 Pejë – Prishtine dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura. Ndërsa treni 4200 do të vazhdoj sipas orarit të planifikuar”, thuhet në njoftim.

POSTIMI

Njoftimi i Trainkos vjen pasi një grua u godit për vdekje nga treni mëngjesin e së hënës në Pejë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.