Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e së hënës Pejën.
Një grua e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.
Lidhur me rastin u deklarua edhe Prokuroria e Pejës përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, deklaroi Nikçi.
