Tri vetura janë dëmtuar pjesërisht si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në afërsi të një autolarjeje në rajonin e Suharekës.
Zyrtari i Zjarrfikësve për rajonin e Suharekës, Blerim Makica, ka konfirmuar se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Tre vetura janë djegur pjesërisht. Zjarri tashmë është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar. Dyshimet e para janë se zjarri ka nisur nga trafoja e rrymës që gjendet afër autolarjes”, ka deklaruar Makica.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve dhe njësitë përkatëse, ndërsa shkaqet e sakta të zjarrit pritet të zbardhen pas hetimeve.
