Kosovë Kronikë Policore Lajme Shëndetësi

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme.

Ajo ka treguar se ushqimin e kishte porositur përmes aplikacionit Wolt nga pika e HEBS në Kamëz. Por gjatë konsumimit të vaktit të drekës, ajo ka vërejtur se njëri prej krahëve të pulës (wings) kishte ende pupla.

“HEBS Kamëz ta sjell ushqimin me pendë. Është tmerr. HEBS nuk më dha kredit për të gjithë porosinë, por vetëm për atë copën me pendë. Si mund ta ha pjesën tjetër pasi pashë këtë?”, ka shkruar qytetarja në denoncimin e saj.

Ajo ka shprehur shqetësim për standardet e përgatitjes së ushqimit, duke treguar se i ka hedhur menjëherë produktet në kosh, pasi sipas saj është e papranueshme që një rrjet i tillë, me emër dhe me shumë pika, të shesë produkte të tilla.

Ky rast ka ngritur pikëpyetje mbi respektimin e standardeve të higjienës dhe kontrollit të cilësisë gjatë përgatitjes së ushqimeve.

Qytetarja ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të verifikojnë kushtet e sigurisë ushqimore, duke theksuar se konsumatorët duhet të kenë garanci se produktet që blejnë përgatiten sipas rregullave dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik.