Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka reaguar pak para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se, siç u shpreh ai, makineria propaganduese e Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë kundër tij në ditën kur pritet të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së.
“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën kuvendit të LDK-së! Interesant”, ka thënë ai.
LDK pritet ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm sot nga ora 18:00.
