Kosovë Lajme Politikë

Kalohet numri i janarit, kaq delegatë janë të pranishëm sot në Kuvendin e LDK-së

Ka nisur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të votohet për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdoxhiku.

Nga 355 delegatë sa ka LDK, sot në Kuvendin e Përgjithshëm janë të pranishëm 325 delegatë.

Këtë herë numri i tyre është më i madh, për dallim në kuvendin e 31 janarit ku dështoi rrëzimi i Abdixhikut, në të cilin ishin të pranishëm 303 delegatë.