Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e ka shpallur të pafajshëm edhe ndaj akuzave për ndikim në dëshmitarë në rastin “Drenica 1”.
Lushtaku tha se ky vendim përmbyll një periudhë të gjatë procesesh gjyqësore që, sipas tij, kanë zgjatur 13 vjet.
Ai falënderoi familjen, bashkëluftëtarët dhe mbështetësit e tij, duke theksuar se ka besuar vazhdimisht në pafajësinë e tij dhe në triumfin e së vërtetës.
