Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aktakuzë e re për sulmin terrorist në Banjskë, i pandehuri S.R. akuzohet për dy vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., nën dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë, që ndodhi më 24 shtator 2023 në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe përfshin veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Sipas aktakuzës, më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, dyshohet se mori pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.

Rasti lidhet me sulmin e armatosur në Banjskë, ku u sulmuan zyrtarët e Policisë së Kosovës.

POSTIMI