Kosovë Kronikë Policore Lajme

“Rrugës për në Kosovë”, vdes 19-vjeçari nga Ramjani i Vitisë në një aksident trafiku në Itali

19-vjeçari D.E. ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Itali.

Sipas njoftimit të këshillit të fshatit Ramjan të Vitisë, familja Emerllahu ishte nisur më 21 korrik nga Franca drejt vendlindjes së tyre në Ramjan për pushime. Ai po udhëtonte me një automjet të veçantë, ndërsa prindërit e tij me një tjetër.

Aksidenti ndodhi pranë Milanos, ku automjeti që drejtonte 19-vjeçari u përplas me një automjet tjetër. Pas aksidentit ai u dërgua në një spital pranë Milanos, ku u trajtua për disa ditë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas familjarëve dhe bashkëfshatarëve, D.E. vdiq dje më 24 korrik 2026, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjeç. Ai po vinte në Kosovë për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen.