Nëna e 24-vjeçares Rea Raka, e cila humbi jetën në një aksident komunikacioni, ka reaguar pas tragjedisë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të bijës.
“Nuk paska dhimbje ma t’madhe për nji nane se kjo! Rea jem, asnjëherë nuk kom mendu që unë kam me t’përcjell për n’banesën e fundit, mirëpo jeta paska pas plane tjera. Nuk ka fjalë që t’përshkrun sa e mrekullueshme je. Dashnia për ty është e përjetshme, pusho e qetë engjëlli i nanës”, ka shkruar Mirlinda Preniqi – Raka.
Në njoftimin mortor, familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 26 korrik 2026, në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Rea Raka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Komoran, ku, përveç saj, tre persona të tjerë kishin pësuar lëndime trupore.
