Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kjo raportohet se është e reja që vdiq nga aksidenti në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran.

Aty ka mbetur e vdekur e reja nga Kaçaniku, Rea Raka.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, ku shtoi se si pasojë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, eshte shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, tha Hoxha.

POSTIMI