Botë Lajme

Lockheed Martin prezanton fluturaken që ‘fërgon’ dhjetëra dronë me valë të fuqishme

Sistemi i lansuar nga toka MORFIUS X-Rotor mund të neutralizojë mbi 50 drone që e bën një paisje luftarake për të zmbrapsur tufa dronesh pa dëme anësore dhe kosto të ulët.


Platforma është e dizajnuar që të neutralizojë një numër të madh dronësh në një mision. Ajo u prezantua në panairin e aeronautikës në  Farnborough International Airshow. Sipas kompanisë së njohur kjo paisje është e paraparë për më shumë se një përdorim.

Për dallim nga laserë apo predha që shënjestrojnë drone një nga një, platforma HPM emeton energji elektromagnetike të fuqishme që ndalon punën e pajisjeve elektronike për shumë paisje në mënyrë simultane që e bën ideale atë në fushëbetejat moderne.

POSTIMI