Kosovë Lajme

Arrestohen tre zyrtarë të MPB’së dhe një shtetas i huaj, dyshohen për dallavere gjatë regjistrimit

Aksioni i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë rezultoi me arrestimin e dy zyrtareve të Divizionit për të Huaj, një të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetasi të huaj.


Dyshohet se të njëjtit në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare e ndërmjetësuese dhe me qëllim të përfitimit financiar, kanë kryer shërbime ndaj palëve duke anashkaluar procedurat ligjore.

Aksionin e ka mirëpritur Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se ‘mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të integritetit, ligjshmërisë dhe llogaridhënies së çdo zyrtari publik’.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të integritetit, ligjshmërisë dhe llogaridhënies së çdo zyrtari publik. Çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion apo cenim të besimit të qytetarëve do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

POSTIMI