Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja nga vetaksidenti në Komoran, i cili ka ndodhur rreth orës 05:30.
Lajmin për Periskolpin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, ku shtoi se si pasojë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, eshte shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, tha Hoxha.
