Lajme Maqedoni

Stuhia me fuqi uragani goditi Shkupin, publikohen pamjet

Një stuhi me fuqi uragani goditi pasditen e sotme Shkupin la pas vetes dëme të mëdha materiale duke shkulur kulme shtëpish, semaforë, e shumë vetura të mbetura nën pemët e rrëzuara.

Në afërsi të Qendrës tregtare Mavrovasja për shkak të shkëndijës nga telat e shkëputur një hapësirë afër shtëpive u përfshi nga flakët por u shua falë reshjeve të shiut.

Çati të shkëputura fluturuan nëpër qytet, duke shkaktuar rrezik të madh. Dëmi është i madh. Stuhisë së fuqishme nuk i shpëtoi as çatia e ambulancës në Bit Pzar

Në një lagje të Çairit pema e shkulur nga erërat e fuqishme bllokoi edhe një veturë të policisë

Një qytetar që takuam rrugëve të Çairit shprehu indinjatën e tij për shkak se përkundër disa minutave tentim për të denoncuar dëmet në numrin 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza, askush nuk i është përgjigjur

Pos Shkupit situatë e ngjashme me stuhi të fuqishme u regjistrua edhe në qytetin e Kumanovës duke shkaktuar dëme të shumta, me shumë pemë të rrëzuara dhe çati të shkulura

Edhe në Tetovë në disa vende stuhia ka shkaktuar dëme materiale. Për disa minuta rruga e Ilindenit ka qenë e bllokuar ndërsa zjarrfikësit kanë dalë në teren për të larguar objektet e rrëzuara nga era.