Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se si pasojë e motit të keq, dëmtime të ndryshme janë shkaktuar në shumë fshatra të komunës.
Muharremaj tha se institucionet komunale janë duke vepruar fillimisht në zonat ku rreziku është më i madh.
“Dëmtime të ndryshme kanë ndodhur në shumë fshatra të Komunës së Suharekës. Fillimisht po mundohemi me të gjitha kapacitetet tona institucionale, të veprojmë aty ku ka rrezik më të madh”, ka shkruar ai.



