Kosovë Kronikë Policore Lajme

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog. Në këtë aksident që ka ndodhur në fshatin Shushicë kanë humbur jetën dy persona.

Njëri nga viktimat e këtij aksidenti është një fëmijë i moshës 12 vjeçare, ndërsa viktima e dytë është i moshës 69 vjeçare.

Po ashtu në këtë aksident të rëndë trafiku janë lënduar tre përsona në mesin e tyre një fëmijë që po lufton me jetë.

Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.