Kosovë Kronikë Policore Lajme

Arrestohet 65-vjeçari për vrasjen e dyshuar të djalit dhe foshnjës në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe foshnja e tij janë gjetur të vdekur në një shtëpi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar babai i 27-vjeçarit, një 65-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.