Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar rrezikun e prishjes së produkteve ushqimore, duke e bërë më të rëndësishëm respektimin e masave për sigurinë e tyre.
Për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në përgatitjen, konsumimin dhe ruajtjen e ushqimeve, me qëllim të parandalimit të helmimeve.
Instituti ka publikuar gjithashtu udhëzime lidhur me temperaturat e përshtatshme dhe kushtet higjieno-sanitare që duhen respektuar gjatë ruajtjes së produkteve ushqimore, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku për shëndetin e konsumatorëve.
