Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.
Në një përballje të jashtëzakonshme, të cilësuar si “ndeshja e shekullit”, Argjentina ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1.
Për fitoren e “Albiceleste” shënuan Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.
Golin e vetëm për “Tre Luanët” e realizoi Anthony Gordon.
Me këtë fitore, Argjentina siguron një vend në finalen e madhe të Botërorit, ku do të përballet me Spanjën.
