Me rastin e 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA-së ka uruar qytetarët, duke rikujtuar figurën e John Hancock dhe rëndësinë historike të Deklaratës së Pavarësisë.
Në mesazhin e publikuar, ambasada thekson se 250 vjet më parë u hodh një hap vendimtar drejt krijimit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa John Hancock u bë simbol i guximit dhe vendosmërisë së themeluesve amerikanë.
Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, sot, John Hancock e vendosi emrin e tij të parin në Deklaratën e Pavarësisë. Dhe jo me përulësi. Është e lehtë të harrosh se duke nënshkruar Deklaratën, Hancock po kryente një akt tradhtie në emër të lirisë. Firma e tij mbetet një simbol i guximit të themeluesve të Amerikës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thotë Ambasade Amerikane në urim.

