Kosovë Kronikë Policore Lajme

KPK refuzon ankesën e Atdhe Demës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Pas intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës u mblodh për të shqyrtuar ankesën e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema, ndaj vlerësimit të marrë gjatë procesit të përzgjedhjes.

Megjithatë, me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim, Këshilli e refuzoi ankesën e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema.

Dema kishte paraqitur ankesë në KPK, duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore në aspektin procedural dhe material, si dhe mospërputhje ndërmjet poentimit dhe arsyetimit të dhënë nga Paneli Vlerësues.