Pas më shumë se dy orësh bisedime me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se palët janë pajtuar të vazhdojnë komunikimin në përpjekje për të shmangur zgjedhjet e reja.
Abdixhiku tha se gjatë takimit është diskutuar për stabilitetin institucional dhe nevojën për të shmangur një proces të ri zgjedhor.
“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë në më pak se 1 vit e gjysmë”, tha ai.
Sipas kreut të LDK-së, takimi përfundoi me pajtimin që komunikimi ndërmjet palëve të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme për të shmangur zgjedhje të reja”, deklaroi Abdixhiku.
