Kosovë Lajme

A do të vazhdojnë erërat e forta? Ky është parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta lokale dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Temperaturat minimale do të zbresin në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Sipas MeteoBallkan, mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale parashihet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.