Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një marrëveshje për dronë me Estoninë gjatë samitit të NATO-s.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia ukrainase e lajmeve “Interfax”, ndërsa ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të Zelenskyt dhe kryeministrit të Estonisë, Kristen Michal.
Marrëveshja është pjesë e një serie takimesh dypalëshe që presidenti ukrainas po zhvillon me liderët e vendeve anëtare të NATO-s gjatë samitit, raporton Sky News.
Më herët, Zelensky kishte bërë të ditur se marrëveshjet e reja për dronë do të jenë ndër temat kryesore të rreth 20 takimeve të tij me udhëheqësit e aleancës.
