Lajme Maqedoni

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Pjesë të ndryshme të Shkupit janë përmbytur nga uji, pasi një stuhie të fuqishme që ka goditur sot pasdite Maqedoninë e Veriut.

Vetura të përmbytura në ujë, si dhe rrugë të vërshuara kanë qenë disa prej pamjeve nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet e këtij shteti kanë krijuar edhe Shtabin e Krizave dhe kanë anguazhuar ekipet e ndërmarrjeve publike për të ndërhyrë në pjesët ku paraqitet nevoja.

Pas temperaturave ekstreme, së fundmi disa vende janë përfshirë me mot të ndryshueshëm, me shi të rrëmbyeshëm e erëra të forta.