Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, të cilat në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 18 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 30 e 34 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë.
