Kosovë Lajme

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot paga minimale u bë 500 euro.

Prej kësaj rritje, sipas tij, do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat”, shkruan ndër të tjera Kurti.

POSTIMI