Kosovë Lajme

Avioni nga Gjeneva nuk arrin të ateroj në aeroportin e Prishtinës, mbetet në ajër

Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të motit në Kosovë.

Sipas FlightRadar24, shihet se avioni ka bërë disa përpjekje për t’u ulur, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin, raporton Klankosova.tv

Edhe nga Aeroporti kanë konfirmuar për Klankosova.tv, duke bërë me dije se brenda 10 minutash pritet të realizohet zbritja në pistë.