Në Liqenin e Batllavës po vazhdojnë kërkimet për 25-vjeçarin i cili dyshohet se ra nga një mjet lundrues teksa ishte me familjen e tij.
“I riu dyshohet se është përmbysur rreth orës 13:00. Sipas informacioneve jozyrtare, ai është parë që ka qenë këtu me gruan dhe dy fëmijët e tij. Gruaja e ka parë që ai ka hyrë për të notuar me dëshirën e tij, por më pas e ka vërejtur se është duke hasur në telashe gjatë notit dhe menjëherë e ka njoftuar policinë”.
