Lajme Sport

Norvegjia sfidon Brazilin, ja si janë formuar deri tani çiftet e Botërorit 2026

Norvegjia është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti 2-1 Bregun e Fildishtë në fazën e 1/16-ve.

Heroi i sfidës ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar dhe i dha “vikingëve” fitoren historike.

Me këtë sukses, Norvegjia ka siguruar një përballje të madhe në turin tjetër, ku do të sfidojë Brazilin.

Ndeshja do të zhvillohet më 5 korrik, në orën 22:00, dhe konsiderohet një nga duelet më të forta të çerekfinaleve.

Ky është çifti i dytë i konfirmuar i fazës së ardhshme, pas përballjes mes Kanadasë dhe Marokut.

Ndërkohë, mbetet ende për t’u përcaktuar kundërshtari i Paraguait, që do të dalë nga sfida mes Francës dhe Suedisë.

Çiftet e deritanishme

4 korrik, ora 19:00: Kanada – Marok

4 korrik, ora 23:00: Paraguai – Francë ose Suedi

5 korrik, ora 22:00: Brazil – Norvegji