Numri i viktimave nga dy tërmetet që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar është rritur në 1 mijë e 943, ka bërë të ditur presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.
Ai shtoi se të lënduarit pothuajse janë dyfishuar dhe kanë arritur në 10 mijë e 571 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.
Numri i të vdekurve po vazhdon të rritet, pasi të hënën ai ishte 1 mijë e 719, shkruan Index.
Tërmeti i parë me magnitudë 7.2 goditi rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit në orën 18:04 sipas kohës lokale, ndërsa pak më vonë u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 7.5, rreth 45 kilometra më tej, i ndjekur nga disa pasgoditje.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i dytë ishte më i fuqishmi në më shumë se 100 vjet.
