Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dyshohet se një i ri është fundosur me varkë në Batllavë

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur këtë të martë në Liqenin e Batllavës, ku sipas burimeve të Periskopit, një i ri është fundosur gjatë kohës që po lundronte me një varkë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur operacionin për lokalizimin e personit të zhdukur.

Burimet bëjnë të ditur se operacioni është ende në zhvillim, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë sqaruar ende.

Periskopi do të ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të ketë konfirmime zyrtare nga autoritetet kompetente.