Rreth orës 08:00 të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënëisi i Policsë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai bëri të ditur se menjëherë pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në atë zonë, duke evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar.
Në vendngjarje janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin dhe verifikimin e informatës.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tregoi Pllana.
