Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës për në Republikën e Shqipërisë, me selinë Tiranë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Periskopi.
Sipas njoftimit, ky emëri m shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën atashe e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, “duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”.
