Portugalia ka luajtur baras me Kolumbinë në ndeshjen e fundit të grupit K në Kupën e Botës.
Dy kombëtaret pavarësisht rasteve nuk arritën të tundin portat e njëra-tjetrës duke luajtur 90 minuta pa gola.
Kolumbia zë vendin e parë në këtë grup me 7 pikë, dy më shumë se Portugalia që kalon tutje nga vendi i dytë me 5 pikë.
Në anën tjetër, rivali i Ronaldos, Lionel Messi ka vazhduar formën e mirë duke shënuar tjetër gol në fazën e grupeve.
Argjentina mposhti Jordaninë me rezultat 1-3. Golat për argjentinasit i shënuan: Lo Celso, Lautaro Martinez dhe Lionel Messi, kurse për Jordaninë realizoi Tamari.
Ndërkohë dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme përfunduan me këto rezultate:
RD Kongo – Uzbekistani 3:1
Algjeria – Austria 3:3
