Botë Lajme

Kjo është macja që qëndron në qeveri në çdo legjislaturë të Britanisë

Në një vend ku kryeministrat po ndërrohen shumë shpesh, një mace me emrin Larry është bërë e pazëvendësueshme në Mbretërinë e Bashkuar.


Në shkurt, macja 19-vjeçare e Mbretërisë së Bashkuar, e njohur si “Larry the Cat”, shënoi 15 vjet që endet në ambientet e qeverisë britanike.

Larry ka pritur dhe përcjellur në shtëpinë qeveritare gjithsej 6 kryeministra britanikë: David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe së fundmi, Keir Starmer.

Përpara se të zhvendosej në “Downing Street”, Larry ishte një mace endacake në Londër që u gjet pa mikroçip dhe u dërgua në strehimore.

Më pas, ajo u adoptua dhe u shpërngul në shtëpinë qeveritare, ambientet e së cilës i eksploron në bazë ditore.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kryeministri i radhës, në prehërin e së cilit do të ulet Larry.