Kosovë Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për studentët.

Murati, ka thënë se, komisioni ka dorëzuar listat për studentët, pas verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.

‘’Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro’’, thotë Murati.