Kosovë Lajme Politikë

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas interesimit të madh publik lidhur me deklaratat e tij të fundit për çështjen e presidentit të vendit.

IHaziri ka sqaruar se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar dhe se nominimi i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, mbetet i vetmi emër i propozuar nga kjo parti për postin e presidentit.

“Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Sqarim për interesimin e publikut

Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.

Askush mbi Republikën!