Lajme Sport

Grupi B në aksion: Zvicra ndaj Kanadasë, Bosnja përballë Katarit në duele vendimtare

Kanë startuar dy ndeshjet e Grupit B, ku Zvicra po përballet me Kanadanë, ndërsa Bosnja sfidon Katarin në një mbrëmje vendimtare për ecurinë e grupit.

Në sfidën Zvicra – Kanada, Granit Xhaka udhëheq skuadrën helvete si kapiten, në një ndeshje ku çdo detaj mund të jetë vendimtar për kualifikimin në fazën tjetër nga vendi i parë.

Ndërkohë, përballja mes Bosnjës dhe Katarit pritet të jetë po ashtu e fortë, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikë të rëndësishme në garën e grupit.