Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një kosovar ka humbur jetën.
Sipas policisë, motra dhe djali i tij janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pos tjerash, në njoftimin e policisë u bë e ditur se në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një automjet.
“Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
