Janë bërë publike formacionet zyrtare për përballjen miqësore ndërmjet Anglisë dhe Ganës. Të dy trajnerët kanë përzgjedhur njëmbëdhjetëshet titullare, duke kombinuar lojtarët me eksperiencë dhe emrat e rinj që po kërkojnë hapësirë në ekipet kombëtare.
Përfaqësuesja e Anglisë, do të zbresë në fushë me Jordan Pickford në portë. Linja e mbrojtjes dhe mesfushës përbëhet nga Konsa, Rice, Guéhi dhe Anderson. Në fazën e avancuar, Anglia ka rreshtuar lojtarë si Jude Bellingham, Anthony Gordon, Noni Madueke, Reece James dhe Djed Spence, të cilët do të mbështesin sulmuesin kryesor dhe kapitenin e skuadrës, Harry Kane.
Në stolin e rezervave spikasin emra si Saka, Rashford, Stones dhe Mainoo.
Nga ana tjetër, kombëtarja e Ganës ka prezantuar një rreshtim solid për t’u përballur me nënkampionët e Europës. Portën e Ganës do ta mbrojë Asare. Katërshe e prapavijës përbëhet nga Senaya, Adjetey, Opoku dhe Mensah. Në mesfushë, lojtari kryesor është Thomas Partey, i cili do të ndihmohet nga Yirenkyi dhe Sibo. Ndërsa reparti i sulmit i është besuar treshes Williams, Ayew dhe Semenyo.
Ndeshja fillon nga ora 22:00.
