Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen nga 13 deri në 16°C ndërkaq maksimalet 26 deri në 30°C./KFVAgency.com/